PSG piketon pasardhësin e Kylian Mbappes

Futboll

PSG piketon pasardhësin e Kylian Mbappes

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 14:55
Mbappe

Paris Saint-Germain duket se po i bindet idesë për të humbur Kylian Mbappen, dhe mund të ndodhë këtë verë. Nëse është kështu, atëherë mund të ketë një efekt të dëmshëm për Barcelonën.

Sipas “AS”, PSG ka vendosur të ndjekë Ousmane Dembelen nëse do të humbasë Mbappen.

Real Madrid është destinacioni i tij i supozuar, por pyetja është nëse kjo do të ndodh tani apo në fund të merkatos, pasi klubi francez i ka vendosur çmimin sulmuesit.

Dembele ka qenë i lidhur me PSG-në në disa raste të ndryshme në të kaluarën, dhe aktualisht klauzola e tij e lirimit është vetëm 50 milionë euro. Kjo rritet në 100 milionë euro më 1 gusht. Megjithatë, katalanasit, do të ishin të gatshëm të negocionin edhe disa miliona nën klauzolën e lirimit të tij, duke pasur parasysh shtrëngimin e tyre financiar.

Sulmuesit anësor i skadon kontrata verën e ardhshme dhe Barcelona ka filluar bisedimet me Dembelen për një marrëveshje të re deri në vitin 2027.

Megjithatë, siç ishte rasti herën e kaluar, duket se negociatat me agjentin e tij Moussa Sissoko do të përfundojnë.

Të paktën para interesimit të PSG-së, Dembele mendohej të qëndronte në Barcelonë.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka dhënë dritën jeshile që skuadra e tij të ndjekë Dembelen dhe ish-shoku i tij i skuadrës dhe kapiteni Xavi Hernandez nuk ka gjasa të jetë i lumtur për idenë që Barcelona do të negocionte për largimin e Dembeles.

Xavi e ka vënë ‘bastin për Dembele në shumë raste, dhe korri shpërblimet sezonin e kaluar përpara se një dëmtim t’i shkatërronte kohën e tij të lojës nga janari e në vazhdim. Ai ka të ngjarë të jetë një nga lojtarët që do të ishte më i etur për të mbajtur, duke pasur parasysh kapacitetin e Dembeles për të dribluar mbrojtësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat