Kandidatura e përbashkët, Itali - Turqi synojnë organizmin e Euro 2032

Futboll

Kandidatura e përbashkët, Itali - Turqi synojnë organizmin e Euro 2032

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:25
Trofeu

Federatat e Futbollit të Italisë (FIGC) dhe Turqisë (TFF), kanë rënë dakord midis tyre për organizmin e Euro 2032. Dhe kanë nisur një letër në drejtim të UEFA-s lidhur me mundësinë e zhvillimit të Europianit të vitit 2032 në këto dy vende.

Marrëveshja është arritur midis presidentëve Gabriele Gravina dhe Mehmet Buyukeksi. Vendimi nga UEFA lidhur me fituesin për organizimin e Euro 2032 do të merret në datën 10 tetor. Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv në Nyon të Zvicrës.

Nëse kërkesa e përbashkët e federatave aprovohet, Italisë do t’i duhet të nisë nga puna për rikonstruktimin e stadiumeve të saj kryesore. Me “Olimpicon” e Romës dhe “San Siron” e Milanos, që janë dy stadiumet e para ku duhet ndërhyrë.

Megjithatë, për këtë të fundit ka kohë që flitet për një rikonstruksion.

Në rast të një pranimi të kërkesës, për Italinë do të ishte hera e tretë që organizon një kampionat Europian (1968, 1980). Ndërsa për Turqinë do të ishte hera e parë.

Zhvillimi i Europianit në Itali do të ishte një lajm i mirë edhe për tifozët shqiptarë, të cilët do të mund të ndiqnin me lehtësi kompeticionin më të rëndësishëm të UEFA-s.

Turneu do të organizohej në 6 stadiume italiane dhe po kaq turke. Sipas akordit, ndeshja hapëse do të bëhet në stadiumin “Ataturk” në Stamboll, ndërsa finalja e madhe në “Olimpico” të Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat