Sauditët kthejnë Verratin në italianin më të paguar

Futboll

Sauditët kthejnë Verratin në italianin më të paguar

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 10:50
Verrati

Marco Verratti ka pranuar ofertën e Al-Hilal! Klubi që tashmë ka rregjistruar goditje të forta në merkato siç ishte ajo e Milinkoviq-Saviç, Koulibaly apo Malcom, është gati për blerjen e radhës.

Udhëtimi i emisarëve të klubit saudit në Paris, zyrtarisht për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e brazilianit, duket se ka marrë një tjetër drejtim. Takimi ka qenë i rëndësishëm për thellimin e diskutimeve tashmë të nisura në ditët e fundit me mesfushorin italian.

Shifrat që Verratti do të fitonte në Arabi, janë padyshim të çmendura.

Aventura e gjatë e Marco Verratti te Paris Saint Germain duket se ka ardhur në fund. Kjo për shkak të problemeve mes mesfushorit dhe klubit dhe mbi të gjitha konfliktit me tifozët parisien.

Megjithatë, mesfushori nuk do të zbarkojë në Serie A, por do të lëvizë shumë më në lindje, drejt asaj parajse të artë të quajtur Saudi Pro League.

E nëse misioni i Al-Hilal në Paris për të biseduar me Mbappe mund të duket i pasuksesshëm, bisedimet me 30-vjeçarin nga Pescara duket se kanë qenë më se pozitive.

Siç raportojnë portalet italiane, Al-Hilal është gati t’i garantojë italianit një kontratë tri vjeçare. Vlera në total është 156 milionë euro, praktikisht 52 milionë në sezon. Një shifër që e bën pothuajse të papërfillshme pagën e marrë nga italiani te PSG. Verratti paguhet rreth 12 milionë neto në vit, por tani do të superojë financiarisht shumë të tjerë. Marrëveshja mes sauditëve dhe lojtarit është një hap larg.

Ka ende një distancë mes ofertës së arabëve dhe kërkesës së francezëve për kartonin. Ndjesia, megjithatë, është se marrëveshja mund të realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat