Tendini i Akilit shqetëson Hysajn

Futboll

Tendini i Akilit shqetëson Hysajn

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 23:17
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj është dëmtuar në ndeshjen miqësore që Lacio ka zhvilluar ndaj Triestinës, duke lënë fushën pak minuta pasi nisi sfida. Një inflamacion në tendinin e Akilit, ka bërë që futbollisti të largohet nga fusha e blertë.

Por, mesa duket, dëmtimi ka rezultuar më i rëndë, duke qenë se pas ndeshjes ai ka munguar edhe në 2 stërvitjet e radhës.

Mediat italiane raportojnë se gjendja shëndetësore e Hysajt është duke u vlerësuar nga stafi mjekësor, ndërkohë që në kampin kryeqytetas shpresojnë që të jetë i gatshëm sa më shpejt.

Megjithatë, asgjë nuk është serioze për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. I dëmtuar nga ndeshja doli edhe lojtari tjetër, Akpa Akpro, por ky i fundit nuk ka pasur asgjë serioze dhe është bashkuar në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

RINOVIMI- Në kampion lacial flitet edhe për rinovime, ku një prej emrave është edhe Elsi Hysaj. Mbrojtësi, që u bashkua në vitin 2021 me Lacion, ka edhe dy vite kontratë, por klubi kërkon që ta blindojë 29- vjeçarin dhe shumë shpejt pritet që t’i ofrojë edhe rinovimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat