Milani ndahet përkohësisht me mbrojtësin

Futboll

Milani ndahet përkohësisht me mbrojtësin

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:46
Milani

Matteo Gabbia në La Liga te Villarreali. Milani ka njoftuar huazimin e pastër njëvjeçar të mbrojtësit italian tek ekipi spanjoll, që këtë sezon do të garojë në Europa League.

“AC Milan njofton se ka transferuar përkohësisht, deri më 30 qershor 2024, paraqitjet sportive të lojtarit Matteo Gabbia te Villarreal CF.

Klubi kuqezi i uron Matteos fat për sezonin e ardhshëm futbollistik”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit italian.

Shtatlarti 23-vjeçar ka dalë nga akademia e Milanit, teksa u bë pjesë e ekipit të parë në verën e vitit 2017. Ndërkohë që një sezon e kaloi i huazuar te Lucchese.

Gabbia fitoi Serie A sezonin e kaluar me skuadrën e Stefano Piolit. Konkurrenca e madhe në repartin e prapavijës, ndikoi që të huazohej tek ekipi iberik.

Qendërmbrojtësi do të kalojë sezonin e ri në “El Madrigal”. Dhe verën e ardhshme do të rikthehet sërish në Milanello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat