Trajneri i ri sjell risi te kampionët e Italisë

Futboll

Trajneri i ri sjell risi te kampionët e Italisë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:20
Napoli

Napoli ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe natyrisht detyra do të jetë e vështirë për të mbrojtur titullin kampion të fituar në sezonin e fundit.

Në krye të stolit, do të jetë trajneri Rudi Garsia pasi Spaleti u shkarkua pas përfundimit të sezonit.

Ndërkohë, Garsia ka sjellë edhe një risi në stërvitjet e skuadrës kampione në Itali.

Futbollistët po stërviten në ditët e para pa këpucë, në mënyrë që të ketë më shumë ndjeshmëri në shputën e këmbës. Kjo teknikë, lejon futbollistët që të jenë më të jenë më të freskët kur luajnë me këpucë.

Një tjetër risi në skuadrën napolitane është edhe përdorimi i syzeve nga portierët.

Ai synon që portierët t’i ketë sa më të fokusuar në lojë dhe syzet i ndihmojnë më shumë për të parë trajektoren e topit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat