Federata Italiane merr vendimin zyrtar

Futboll

Federata Italiane merr vendimin zyrtar

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:15
Logo e Federatës Italiane

Tani është zyrtare, duke filluar nga sezoni 2023/2024, lojtarët me shtetësi të Mbretërisë së Bashkuar nuk do të konsiderohen më si qytetarë jo të Bashkimit Europian.

Kjo u miratua nga Këshilli Federal, me kërkesë të Lega Serie A, duke modifikuar komunikatën zyrtare për shtyp të datës 1 qershor, e cila në pikën G u referohej vetëm lojtarëve zvicerianë.

“Futbollistët me shtetësi zviceriane dhe britanike, do të ketë një shtetësi të barasvlefshme me të gjitha efektet me ato të Komunitetit. Këto dispozita do të zbatohen në lidhje me sezonin e ri futbollistik”.

Kjo gjë do të ndihmojë shumë klubet italiane të cilët kanë lojtarë me këto dy shtetësi, pasi regjistrimi i tyre do të jetë më i lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat