Rrahmani: Kemi potencialin për të shkuar në fazën e grupeve

Futboll

Rrahmani: Kemi potencialin për të shkuar në fazën e grupeve

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 23:12
Albion Rrahmani

Autori i golit të parë, Rrahmani foli pas sfidës ndaj Larne dhe u shpreh shumë i lumtur për këtë sukses dhe tregoi se beson te faza e grupeve të UEFA Conference League.

"Ndeshja? 

Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, e dominuam kundërshtarin dhe kjo tregon se kemi një karakter shumë të fortë.

Sonte gjetëm ritmin e duhur dhe ne besojmë dhe duam përsëri të shkojmë në fazën e grupeve.

Ndeshja e kthimit? Natyrisht në transfertë nuk do të jetë e njëjta atmosferë.

Por, nuk duhet të mendojmë për këto, pasi ne shkojmë me tre gola epërsi dhe me ndeshjen që treguam sonte përse të mos fitojmë edhe atje.

Faza e grupeve? Patjetër që ne e kemi potencialin për të shkuar në fazën e grupeve.

Tashmë ne kemi eksperiencën e duhur, skuadra është përforcuar më shumë dhe mendoj se i kemi komponentët për të përsëritur historinë", - tha Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat