Fenerbahce dërgon ofertë te Norwich-i për lojtarin e Kosovës

Futboll

Fenerbahce dërgon ofertë te Norwich-i për lojtarin e Kosovës

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 17:00
Milot Rashica

Fenerbahce raportohet se ka dërguar ofertë drejt Norwich-it për Milot Rashicën.

Sipas medias turke, Sozcu, gjiganti turk i ka ofruar tetë milionë euro Norwichit për shërbimet e lojtarit tonë.

Gjithashtu, raportohet se të afërmit e Rashicës janë takuar me përfaqësuesit e Fenerbahces dhe takimi ka shkuar mirë.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, Rashica e kaloi te Galatasaray në huazim duke e fituar titullin e kampionit.

Vet futbollisti kishte thënë se në Turqi do të luante vetëm për Galatasarayn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat