UEFA përjashton gjigandin spanjoll nga Europa, CAS-i e rikthen në Conference League

Futboll

UEFA përjashton gjigandin spanjoll nga Europa, CAS-i e rikthen në Conference League

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 13:50
Osasuna

UEFA vendosi të përjashtonte pak ditë më parë nga Conference League klubin e Osasunës.

Shkak për këtë është bërë një akuzë për trukim para disa vitesh por akuzat janë hedhur poshtë nga klubi që ka ankimuar në CAS vendimin e UEFA-s.

Kështu, CAS-i ka vendosur të pranojë kërkesën e Osasunës dhe e ka lejuar që të luajë në Ligën e Konferencës këtë sezon.

Vetë klubi spanjoll e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën e Konferencën për sezonin e ri dhe shton se UEFA do të gjobisë klubin për shkak të problemeve që ka pasur në të shkuarën.

Osasuna e nis rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës nga “Play Off”, aty ku do të mësojë kundërshtarin në shortin e datës 7 gusht. Ndeshjet e “Play Off” do të zhvillohen në datat 24 dhe 31 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat