Hoffenheim transferon mbrojtësin hungarez të Fenerbahces

Futboll

Hoffenheim transferon mbrojtësin hungarez të Fenerbahces

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 12:54
Attila Szalai

Hoffenheim ka transferuar mbrojtësin hungarez Attila Szalai nga skuadra turke Fenerbahce, ka njoftuar klubi i Bundesligës. 

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një kontratë katërvjeçare. 

Szalai iu bashkua Fenerbahhes në janar të vitit 2021 nga skuadra qipriote Apollon Limassol.

Hungarezi e ndihmoi skuadrën turke ta fitojë Kupën e Turqisë në sezonin 2022-23, si dhe të përfundojë në vendin e dytë, pas Galatasarayt. 

Hoffenheim nuk ka bërë të ditur vlerën e transferimit, por sipas mediave gjermane marrëveshja mund është dymbëdhjetë milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat