Guardiola: Haaland është në formë më të mirë

Futboll

Guardiola: Haaland është në formë më të mirë

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 00:43
Pamje nga një ndeshje

Manchester City tashmë është duke u përgatitur për sezonin e ri.

Skuadra e cila sezonin e fundit fitojë tripletën, sonte mposhti kampionët japonezë të Yokohama Marinos, në debutimin e turit aziatik, me rezultat 5-3, në një sfidë ku ylli i “Qytetarëve” Erling Haaland shënoi dygolësh.

Pas ndeshjes, menaxheri i kampionëve të Anglisë dhe Evropës, Pep Guardiola, ka paralajmëruar rivalët se Haaland është në fomë më të mirë se sezonin e kaluar.

“Ai tashmë është në formë shumë më të mirë se sezonin e kaluar.

 Ne e njohim Erling.

Brenda disa javësh ai do të jetë në formë edhe më të mirë se tani”, ka thënë Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat