Kujt i drejtohet ky mesazh i koduar i Lukakut?

Futboll

Kujt i drejtohet ky mesazh i koduar i Lukakut?

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 23:43
Lukaku

Romelu Lukaku ka postuar një histori në profilin e tij në Instagram mbrëmjen e kësaj të diele, e cila më pas është hequr menjëherë.

Teksa pret që të flasë sërish para kamerave dhe mikrofonave, Romelu Lukaku po përdor këto ditë profilin e tij në Instagram për të komunikuar apo ndoshta për t’i dërguar mesazhe dikujt.

Nëse të shtunën publikoi një histori të shoqëruar me shprehjen “Kur ajo urrejtje nuk funksionon, fillojnë të thonë gënjeshtra”, këtë të diel, në mbrëmje, përsëriti veten duke postuar një mesazh të cilin e hoqi menjëherë.

Sulmuesi belg këtë herë ka publikuar imazhin e një radioje makine me këngën “Trust Nobody” (mos i beso askujt).

Kujtojmë që Lukaku është në një pozitë shumë të vështirë, pasi “tradhtoi” Interin për t’iu bashkuar Juventusit. Mirëpo pasi transferimi te “Zonja e Vjetër” nuk u krye, sulmuesi belg kërkon të rehabilitohet tek Interi, por po has kundërshtinë e tifozëve, që nuk e duan më në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat