Lotito vazhdon thumbimet

Futboll

Lotito vazhdon thumbimet

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 18:05
Lotito

Klaudio Lotito e ka nisur këtë verë si protagonist me deklaratat e tij të zjarrta kundër rivalëve në kampionatin italian.

Presidenti i Lacios, pretendon se ka tashmë një klub i cili është kthyer në objektivin kryesor për shumë lojtarë, duke kaluar emra të tjerë si Milani, Interi e Juventusi.

“Lo Celso, Paredes, Kuadrado, Bonuçi… të gjithë dëshironin të vinin te ne, por u thamë ‘jo’.

Pasi emrat e mëdhenj nuk përputhen me rezultate sportive. Merkato duhet bërë me tru”, tha ai në një takim me tifozët e skuadrës në grumbullimin në Auronzo.

“Ne mund të merrnim Pasaliç, Reijnders dhe Okafor, të cilët shkuan te Milani. Por unë iu përmbajta udhëzimeve të trajnerit. Sa i përket gjysmësulmuesit, do ta shpallim shumë shpejt, do të përforcoj Lacion. Është një lojtar shumë i fortë që kemi kontaktuar dhe gjatë javës shpresojmë të mbyllim gjithçka”, tha numri 1 i Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat