Goditja e radhës e Newcastles

Futboll

Goditja e radhës e Newcastles

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 17:33
Newcastle 

Newcastle siguron shërbimet e Harvey Barnes.

Bardhezinjtë, që këtë sezon do të garojnë në grupet e Champions League, kanë zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të majtë nga Leicester City.

Akordi është arritur mbi bazën e 44 milionë eurove. 25-vjeçari ka firmosur për pesë vite me klubin e Premier League.

Barnes është përforcimi i dytë për skuadrën e Eddie Howe, pas Sandro Tonalit (Milan).

Newcastle bleu edhe kartonin e 19-vjeçarit Yankuba Minteh për 8 milionë euro nga danezët e Odenes, por e ka huazuar sulmuesin afrikan te Feyenoordi.

“Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e Harvey Barnes nga Leicester City për një marrëveshje pesëvjeçare. Mirë se vini në Neëcastle United, Harvey!”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat