Milionat e humbura

Futboll

Milionat e humbura

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 17:18
Laporta

Peshë ekonomike në arkat e Barcelonës do të ketë jo vetëm shqetësimi për ndryshimin e planeve të përgatitjeve verore, por edhe anulimi i ndeshjes miqësore ndaj Juventusit në SHBA për shkak të një virusi gastrik që goditi skuadrën katalanase.

Ka bileta për t’u kthyer, reklama të komprometuara që nuk janë transmetuar dhe mallra që nuk janë shitur, pasi nuk u luaj ndeshja.

Llogaritja e bërë nga klubi blaugrana ishte se turneu amerikan do të sillte të paktën 12 milionë euro, me opsionin e 2.5 milionëve shtesë nëse ‘merchandising’ do të kishte qenë i mirë. Pikërisht kjo e fundit, siç raporton “Marca”, do të duhet të sakrifikohet pothuajse tërësisht.

Rreth 2 milionë euro janë humbur në fakt nga mos zhvillimi i miqësores amerikane me Juventusin.

Ndërkohë, Barcelona ka lëvizur dhe ka lëshuar një deklaratë, në të cilën shpreh besimin se ndeshja ndaj Arsenalit mund të zhvillohet pa pengesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat