UEFA ka deleguar arbitra nga Izraeli për ndeshjen Shkupi - Levski

Futboll

UEFA ka deleguar arbitra nga Izraeli për ndeshjen Shkupi - Levski

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 16:42
David Fuxman

UEFA tani ka publikuar zyrtarisht datën dhe emrat e arbitrave për ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, derisa përballë skuadrës së Shkupit do të jetë ekipi nga Bullgaria, Levski nga Sofja.

"Duelin e referojnë katërshja nga Izraeli, me kryesorin në fushë David Fuxman, ndërsa do ta ndihmojnë Sagy Metzamber dhe Omer Barbiro. Jashtë fushe si asistent (arbitër i katërt), do të jetë Niv Shteif.

Gjatë sezonit 2022/23 Fuxman ka referuar 13 ndeshje, duke dhënë tri penalti, ka ndarë 46 kartonë të verdhë dhe dy të kuq.

Në sezonin paraprak, 21/22 kishte referuar edhe nga një ndeshje në kualifikimet për Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Konferencës.

Ndeshjen e parë e luajmë me datë 27 Korrik në Shkup, në stadiumin Arena “Todor Proeski” me fillim nga ora 21:00", njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat