Partizani shkon dy ditë para në Andorrë

Futboll

Partizani shkon dy ditë para në Andorrë

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 16:12
Partizani

Partizani do të ndeshet me Atletik Eskaldes në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, me ndeshjen e parë që do të luhet në Andorrë, të martën e 25 korrikut, ora 17:00.

Skuadra duket se ka zgjedhur që të udhëtojë për në Andorrë dy ditë përpara ndeshjes, me të kuqtë që janë akomoduar në hotel.

Ata kanë shkuar me çarter në orët e para të mëngjesit në Tuluazë të Francës, e më pas me autobus për rreth dy orë në Andorrë.

Ditën e sotme pritet seanca e parafundit stërvitore teksa Zekiç i jep dorën e fundit përgatitjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat