Veseli firmos për 2 vite në Turqi

Futboll

Veseli firmos për 2 vite në Turqi

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 17:38
Veseli

Frederik Veseli do e vijojë karrierën e tij në Turqi tek skuadra e Fatih Karagümrük.

Klubi ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit, që ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

Turqia është destinacioni i pestë për Veselin, i cili më parë ka luajtur në Angli, Itali, Zvicër dhe Francë, ndërkohë që së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Beneventos, ku u aktivizua në 21 ndeshje.

Veseli luan me përfaqësuesen e Shqipërisë që nga viti 2015, duke qenë pjesë dhe e skuadrës që luajtur në finalet e europianit të Francë 2016.

Me Shqipërinë mbrojtësi numëron 42 ndeshje.

Fatih Karagümrük edicionin e shkuar u rendit në vendin e shtatë me 51 pikë dhe shpreson që me 30-vjeçarin të përforcojë repartin e prapavijës, duke marrë parasysh se ka afruar një lojtarë me shumë eksperiencë, që ka luajtur me disa skuadra në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat