Mbappe përgatitet edhe për aktin më ekstrem nga PSG

Futboll

Mbappe përgatitet edhe për aktin më ekstrem nga PSG

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:23
Mbappe

Mes Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain ka nisur një luftë e ftohtë e cila pritet të agravohet pas vendimit të klubit francez për ta lënë sulmuesin në shtëpi dhe për të mos e grumbulluar në turin që skuadra do të zhvillojë në Japoni.

Drejtuesit u treguan të qartë se anjë futbollist nuk është mbi klubin ndërsa tashmë e kanë nxjerrë në shitje Mbappe duke qenë se dyshojnë për një marrëveshje të futbollistit me Real Madridin për t’u transferuar në Spanjë me parametër zero sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, kësaj lëvizje pritet t’i kundërpërgjigjet edhe vetë Mbappe i cili nuk do të pranojë transferimin në asnjë klub tjetër veç Realit dhe nëse PSG nuk e shet te madrilenët këtë verë, atëherë do të largohet me parametër zero sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi është i gatshëm të marrë përsipër edhe koston e këtij presioni të hapur ndaj klubit të PSG, dhe në rast se qëndron në kryeqytetin francez atëherë trajneri Luis Enrique mund të marrë urdhër për të mos e konsideruar pjesë të organikës.

Në këtë formë, Mbappe do të kalonte të gjithë sezonin në tribunë, për t’u rikthyer në fushë vetëm vitin tjetër me fanellën e Realit. Një histori kjo e Mbappe dhe PSG që nisi si një dashuri e madhe në fillim, por që duket se do të mbyllet në mënyrën më të shëmtuar me anjë prej palëve që nuk happ rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat