Nuk e ka fituar ende besimin e trajnerit!

Futboll

Nuk e ka fituar ende besimin e trajnerit!

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 16:50
Pamje nga një ndeshje

Xhuliano Skuka nuk e ka fituar ende besimin e trajnerit të Maribor.

Sulmuesi shqiptar ndodhet sërish në stol. Këtë herë Maribor do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Birkirkara të Maltës.

Ndeshja e parë përfundoi në shifrat 1-1, ndërsa këtë herë është momenti për të luajtur në transfertë për skuadrën e Skukës.

Mbetet të shihet nëse sulmuesi shqiptar do të aktivizohet për disa minuta në pjesën e dytë, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat