Çinari: Stadiumi është një motiv shtesë

Futboll

Çinari: Stadiumi është një motiv shtesë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 15:08
Çinari

Shkëndija e Tetovës sot në orën 20:45 në Kardif të Uellsit do të lajë ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të eliminatoreve të UEFA Europa Conference League përballë Haverfordwest County AFC. 

Erald Çinari, futbollist, shpreh optimizmin: “Normalisht, besoj se ekipi si ndeshjen e parë e ka përgatitur ashtu siç duhet. Të bëjmë maksimumin, ti bëjmë detyrat që na i ka dhënë trajneri dhe të dalim me fitore nga kjo ndeshje“.

 “Normalisht edhe stadiumi është një motiv shtesë, por pikë së pari janë vetë Kupat e Evropës motiv i madh shumë për një futbollist, sepse aty shpalos vlerat e tij.

Gjithsecili prej nesh është i përqendruar për të dhënë maksimumin, për të dhënë më të mirën e tij të mundshme që të arrijmë një rezultat pozitiv për ekipin, por edhe për veten, pasi që dihet se Kupat e Evropës shihen nga çdo anë“, tha Çinari.

Çinari tha se për të është njësoj si të asistoj si të shënoj. “Të them të drejtën, si të asistoj si të shënoj për mua është e njejtë.

Shpresoj që njëra nga të dyjat të ndodhin, por edhe nëse nuk asistoj, mund të asistoj dikush tjetër, njejtë edhe mund të shënoj dikush tjeter, pasi e rëndësishme është fitorja në ndeshjen e nesërme dhe të marrim kualifikimin”, thotë Çinari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat