Rooney këshillon Rashfordin

Futboll

Rooney këshillon Rashfordin

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 14:45
Rashford

Marcus Rashford rinovoi para pak ditësh kontratën me Manchester United me 25-vjeçarin që firmosi për pesë vite duke i dedikuar të ardhmen dhe vitet më të rëndësishme të karrierës klubit të zemrës ndërsa injoroi interesin e klubeve të tjera në merkato.

I gjithë projekti teknik i “Djajve të Kuq” dhe trajnerit Erik ten-Hag do të bazohet te sulmuesi i kombëtares së Anglisë teksa tashmë tifozët presin që Rashford të “marrë përdore” ekipin drejt sukseseve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në ndihmë për hapin e radhës në karrierë, Rashford i vjen Wayne Rooney.

Legjenda e United këshillon Rashford dhe shprehet se atij i duhet të fitojë tituj pasi vetëm në këtë formë do të mund të konsiderohet në nivelin e Kylian Mbappe apo Erling Haaland.

“Mendoj se Rashford është një talent i jashtëzakonshëm, jam shumë i lumtur që rinovoi kontratën.

Pesë vitet e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme në trashigiminë e tij te Manchester United. E di që Rashford mund të shënoj shumë gola, por nëse kërkon të konsiderohet në nivelin e Mbappe apo Haaland do t’i duhet të fitoj tituj dhe të jetë vendimtar për skuadrën”, u shpreh Rooney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat