Klopp thërret italianin te Liverpool

Futboll

Klopp thërret italianin te Liverpool

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 14:42
Marco Verratti

Edhe pse ka një kontratë me skuadrën e PSG deri në vitin 2026, e ardhmja e mesfushorit italian Marco Verratti është në dyshim.

Disa skuadra “big” në Europë kanë shfaqur interes për 30-vjeçarin, që duket se do të lërë Parisin.

Sipas “Daily Mail”, për Verratti është interesuar së fundi skuadra e Liverpool, që po modifikon mesfushën.

Pas largimeve të Henderson, Fabinho e Keita, trajneri Jurgen Klopp i ka kërkuar klubit të mundësojë transferimin e mesfushorit italian, me përvojë në arenën ndërkombëtare.

PSG është shprehur e gatshme të bisedojë me drejtuesit e Liverpool, por kërkesa e parizienëve është disi e lartë: 80 milionë euro. Drejtuesit e “reds” kërkojnë një ulje të çmimit për të biseduar, duke konfirmuar interesimin e tyre për Marco Verratti, një element i rëndësishëm në mesfushë.

Për mesfushorin Marco Verratti është interesuar edhe ekipi i Atletico Madrid, që gjithashtu është stepur për shkak të kërkesës së lartë që ka PSG. Nuk mungojnë edhe oferta nga Arabia Saudite, por duket se italiani dëshiron të vijojë të luajë në Europë edhe për disa sezone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat