Futbollisti gjerman që është lidhur me këngëtaren shqiptare befason me veprimin e tij

Futboll

Futbollisti gjerman që është lidhur me këngëtaren shqiptare befason me veprimin e tij

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 13:27
Karim Adejemi e Loredana Zefi

Reperja e njohur Loredana Zefi prej ditësh është shndërruar në një ndër personat më të komentuar të shoëbizit shqiptar.

Që pas konfirmimit të lidhjes me futbollistin gjerman Karim Adejemi, artistja është në qendër të vëmendjes tashmë.

E mesa duket, futbollisti duket se ia ka ‘rrëmbyer’ zemrën edhe njëherë partneres së tij me veprimin e fundit që ka bërë gjatë një ndeshjeje përgatitore.

Image

Karim Adejemi

Karim është fotografuar duke bërë shqiponjën dykrenare me duar, një simbol i cili bëhet shumë shpesh nga futbollistët tanë shqiptarë.

Fotoja është publikuar në faqen zyrtare të Instagramit të skuadrës ku luan futbollisti Borusia Dortmund dhe më pas u ripostua edhe nga vetë 21-vjeçari në profilin e tij.

Fotoja në fjalë ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat