Tirana, Egnatia dhe Vllaznia, synojnë kualifikimin

Futboll

Tirana, Egnatia dhe Vllaznia, synojnë kualifikimin

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Tirana do të sfidojë Dinamo Batumin në orën 19:00 të enjten në ndeshjen e kthimit të vlefshme për Ligën e Konferencës.

Klubi bardheblu ka bërë të ditur se tifozët mund ta ndjekin ndeshjen në kanalin “MCN TV”. 

Ky kanal sjell “live” edhe falas për të gjithë shqiptarët transmetimin e ndeshjes nëpërmjet platformës “TIBO TV”, në kanalin nr. 3.

Gjithashtu në “MCN TV” do të transmetohet dhe takimi midis Egnatias dhe Ararat-Armenia, për të gjithë tifozët që nuk kanë mundësi ta ndjekin nga shkallët e stadiumit.

Nga ana tjetër, Vllaznia-Linfild do të transmetohet në platformën “Supersport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat