Evra shpjegon pse Zidane ka qenë i suksesshëm si trajner

Futboll

Evra shpjegon pse Zidane ka qenë i suksesshëm si trajner

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 19:42
Patrice Evra

Ish-futbollisti francez Patrice Evra ka folur për arritjet e trajnerit të Zinedine Zidane.

51-vjeçari ka shkëlqyer në krye të Real Madridit, duke fituar tre herë Champions League.

Që nga viti 2021, ish-mesfushori i famshëm nuk ka punuar më si trajner.

“A e dini se çfarë e bën Zidane një trajner të madh?

Nuk është se ai është taktikani më i mirë.

Ai thjesht ka një atmosferë të veçantë”, tha Evra në një intervistë për Five.

Thashethemet e lidhën Zinedine Zidane me një emërim në kombëtaren franceze dhe Juventusin, dhe kishte informacione edhe për rikthimin e mundshëm të francezit te Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat