Hasani para duelit me Dinamo Batumin: Mësojmë nga gabimet

Futboll

Hasani para duelit me Dinamo Batumin: Mësojmë nga gabimet

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 18:08
Hasani

Tirana do të ndeshet ditën e nesërme me Dinamo Batumin në Gjeorgji, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, me ndeshjen e parë që u mbyll 1-1 në “Air Albania”.

Sulmuesi i bardhebluve, Florent Hasani, u shpreh se skuadra beson te kualifikimi dhe se kanë mësuar nga gabimet e ndeshjes së parë.

“Pikë së pari është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe optimizmi është shumë i madh. nga ndeshja e parë kemi parë gabimet tona dhe jemi munduar t’i përmirësojmë gjatë këtyre ditëve.

Besoj se nesër do tëb jemi 100% të gatshëm.

Të gjithë janë optimistë që do kalojmë, por gjithmonë të kujdesshëm, t’i zbatojmë veprimet e trajnerit dhe mendojmë se do ia dalim.

Besojmë shumë te kualifikimi. Janë gabime taktike që në futboll mundohesh t’i përmirësosh në ndeshjen e ardhshme. e njohim kundërshtarin, e kemi studiuar mjaft mitë, i dimë pikat e dobëta dhe të forta të tyre. Duhet t’i sulmojmë te pikat e dobëta që të marrim diçka pozitive.

Mendoj se kur ke lojtarë të rinj në ekip duhet pak kohë. Çdo ditë e më shumë po e njohim njëri-tjetrin. Besoj se me çdo lojtar të ri kemi komunikimin pozitiv. I njohim pak a shumë cilësitë që kanë në fushë dhe besoj se do të bëjmë më mirë nga ndeshja e parë.

Janë gjëra politike me të cilat nuk merrem, por ishte një vonesë gjysmë ore. Do më japi një motiv që nesër të shënoj unë”, u shpreh Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat