Ismet Munishi i beson projektit me lojtarë të rinj

Futboll

Ismet Munishi i beson projektit me lojtarë të rinj

Nga: K. G. Më: 19 korrik 2023 Në ora: 16:24
Ferizaj

Ferizaj po përgatitet për edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B në futboll.

Ismet Munishi, kryetrajner, po bën një punë të shkëlqyeshme me futbollistët në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut. 

“Skuadra po vazhdon përgatitjet intensive në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut, mes kushteve optimale dhe stërvitjeve nën urdhrat e kryetrajner Munishit.

Përndryshe në foto shihen lojtarët e rinj, të cilët janë produkt i Shkollës së Futbollit të FC Ferizaj.

Secili më i mirë se tjetri, e secili me potencial të pafund dhe të ardhme të ndritur.

Ismet Munishi i beson projektit me lojtarë të rinj, e kaluara e tij është dëshmia se shumë lojtarë përmes këtij trajneri kanë dalur në futbollin evropian, duke i prekur majat e karrierës futbollisitike.

Mbi të gjitha, FC Ferizaj është arena dhe promotori i rritjes e zhvillimit të lojtarëve të rinj, duke besuar në talentin e potencialin e tyre”, - njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat