Verratti drejt largimit nga PSG

Futboll

Verratti drejt largimit nga PSG

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 15:54
Verratti

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti ka përfunduar në listën e dëshirave të Atletico Madrid dhe trajnerit Diego Simeone, i cili e do italianin në “Wanda Metropoliano” këtë verë.

Pasi kanë nënshkruar tashmë Javi Galan, Caglar Soyuncu, Cesar Azpilicueta dhe Santiago Mourino deri më tani këtë verë, është e sigurt të thuhet se Atletico Madridi është absolutisht i plotësuar për sa i përket opsioneve të mbrojtjes.

Pasi e kanë përforcuar atë zonë, zyrtarët e Atleticos kanë kaluar në pozicionin tjetër që duhet adresuar: mesfushori me tipare mbrojtëse.

Diego Simeone dëshiron të nënshkruajë një tjetër opsion për të konkurruar me kapitenin e klubit Koke, dhe kandidati kryesor te “Los Colchoneros” është Marco Verratti. Verratti admirohet masivisht nga Atletico dhe ata po ëndërrojnë të nënshkruajnë këtë verë me yllin italian.

Sipas gazetarit të “L’Equipe”, Loic Tanzi, drejtuesit e Atleticos kanë nisur negociatat paraprake me Paris Saint-Germain për një nënshkrim të mundshëm të Verrattit. Asnjë ofertë nuk është bërë ende, por në varësi të rezultatit të bisedimeve, një ofertë mund të bëhet në dy javët e ardhshme.

Fatkeqësisht për Atletico Madrid, çmimi i kërkuar i PSG-së për Verrattin në këtë fazë besohet të jetë rreth 80 milionë euro, gjë që sigurisht mund t’i pengojë ata në ndjekjen e tyre për italianin. Megjithatë, ky çmim mund të negociohet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat