Arsenali më i fortë?

Futboll

Arsenali më i fortë?

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 13:31
Arsenali

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe kombëtares angleze Wayne Rooney, aktualisht menaxheri i ekipit të DC United, ka bërë një rezyme të merkatos së kryer deri më tani në Premier League. Ai beson se afrimet e bëra nga Arsenal janë të goditura, në sfidën ndaj Manchester City.

“Mendoj se Arsenal ka kryer një merkato fantastike. Kanë bërë një hap shumë të madh përpara.

Blerjet e tyre të reja kanë qenë vërtet të mira, të goditura në betejën që do të kenë me Manchester City për titullin. City do të jetë sërish favorit, por ata janë aty pranë”, tha Rooney.

“Gjithashtu, mendoj se Liverpool do të paraqitet më mirë sezonin tjetër.

Po ashtu edhe Chelsea. Shpresoj që kjo gjë të vlejë edhe për Manchester United, por Arsenal mendoj se ka bërë hapin më të madh në merkato. Blerjet e “topçinjve” janë të mira dhe ata do të duelojnë sërish për titullin”, tha Rooney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat