Mesfushori largohet nga Dinamo

Futboll

Mesfushori largohet nga Dinamo

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:34
Dinamo

Devid Fejzulla nuk është më pjesë e Dinamos. 

Nga dje mesfushori korçar ka mbyllur kontratën që kishte me klubin blu dhe ka dalë i lirë.

Fejzulla ka qenë me Dinamon në dy sezonet e fundit, ku është më tepër me skuadrën e 21-vjeçarëve. Ai luajti para dy sezonesh në Superiore, madje shënoi edhe një gol në fushën e Laçit.

Në atë kohë blutë drejtoheshin nga trajneri italian Rodolfo Vanoli. Ndërsa në fillim të sezonit të kaluar Fejzulla u huazua te Teuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat