Giggs lirohet nga akuzat

Futboll

Giggs lirohet nga akuzat

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:27
Giggs

Gjykata e Kurorës së Manchesterit vendosi që Ryan Giggs nuk është më fajtor për atë që e akuzoi gruaja e tij, e cila pretendoi se ai kishte sjellje abuzive psikologjike dhe fizike ndaj saj.

Kujtojmë se Giggs u arrestua në nëntor të vitit 2020 për sulm ndaj partneres së tij, ndërsa ai dha dorëheqjen nga kombëtarja e Uellsit në qershor të vitit 2022 për shkak të akuzave për sëulmin e supozuar ndaj gruas së tij dhe motrës së saj.

Avokati i tij tha se Giggs ishte thellësisht i lehtësuar nga vendimi i gjykatës.

“Pozicioni i tij ka qenë gjithmonë se ai ka qenë gjithnjë i pafajshëm për këto akuza.

Për të janë thënë shumë gjëra gjatë hetimeve dhe gjykimit. Ai po sheh përpara, ai tani dëshiron të rindërtojë jetën dhe karrierën e tij si një njëri i pafajshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat