Ballkani luan sot ndeshjen e kthimit me Ludogorets

Futboll

Ballkani luan sot ndeshjen e kthimit me Ludogorets

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta synojë sot të sigurojë biletën drejt raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Pasi që ndeshjen e parë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” e fitoi me rezultat solid 2:0, Ballkani sot luan ndeshjen e kthimit me Ludogorets, me synimin e vetëm të kualifikimit tutje në këtë garë, raporton KosovaPress.

Me fillim nga ora 20:00 stadiumi “Huvepharma Arena” në Razgrad do të jetë nikoqir i përballjes së sotme me Ludogoretsit dhe Ballkanit.

Trajneri i kampionit kosovar, Ilir Daja tha mbrëmë se skuadra e tij nuk do ta nënvlerësojë kundërshtarin, por që do të aplikojë të njëjtën lojë sikurse në ndeshjen në Prishtinë.

Në rast se siguron kualifikimin, Ballkani do të vazhdojë në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, ku atje do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Olimpija Ljubljana dhe Valmieras.

20:00 Ludogorets – Ballkani (Stadiumi Huvepharma Arena).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat