Interi triumfon me 3 gola ndaj Luganos

Futboll

Interi triumfon me 3 gola ndaj Luganos

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 22:03
Pamje nga ndeshja

Interi ka mposhtur Luganon në miqësoren e parë të fazës përgatitore.

Zikaltërit triumfuan me rezultatin e pastër 3-0. 

Sfida e luajtur në “Suning Training Center”, u zhbllokua në minutën e 15-të më pas në të 40′ Sensi dyfishoi shifrat. Kështu pjesa e parë u mbyll në avantazh të dyfishtë për Interin.

Ndeshja u vulos nga Esposito në minutën e 85-të. 

Pjesë e miqësores ishte dhe blerja e re e Interit, mbrojtësi gjerman Jan Bisek, ndërkohë trajneri Simone Inzagi nuk e ka aktivizuar as 1 minutë futbollistin shqiptar, Kristjan Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat