Skënderbeu triumfon në miqësore

Futboll

Skënderbeu triumfon në miqësore

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 13:52
Pamje nga ndeshja

Nuk janë plotësisht të kënaqur dhe për momentin do të duhet të kënaqen me çfarë kanë në skuadër.

Stafi teknik i Skënderbeut, me trajnerin Ivan Gvozdenoviç në krye, do të donte më shumë përforcime, ndërsa nuk u mbetet gjë tjetër përveçse të krijojnë një skuadër sa më të fortë me lojtarët në organikë.

Duket se punët po u shkojnë mirë siç e tregoi edhe miqësorja më e fundit, fituar 2-0 ndaj skuadrës Vorskla Sport nga Maqedonia e Veriut.

Golat për korçarët në stadiumin e tyre Skënderbeu i shënuan Shaqe dhe Rashica.

Gvozdenoviç ka zgjedhur që fazën përgatitore të verës ta kryejë plotësisht në Korçë, aty ku ka kushtet e duhura, ndërsa priten miqësore me disa ekipe, që mund të luhen në stadiumin “Skënderbeu” dhe në Pogradec.

Ish-kampionia e disafishtë e Shqipërisë, dhe që ka arritur dy herë në fazën e grupeve në Ligën e Europës, u rikthye në elitën e futbollit pas vetëm një viti mungesë.

Nën drejtimin e trajnerit Gvozdenoviç, Skënderbeu u shpall kampion I Kategorisë së Parë dhe pritet të ketë pretendime këtë edicion në Abisnet Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat