Inzagi zgjedh kapitenin e ri të Interit

Futboll

Inzagi zgjedh kapitenin e ri të Interit

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 18:35
Lautaro Martinez

Largimet e emrave si Handanoviç, Brozoviç dhe Skrinjar gjatë verës, kanë lënë skuadrën e Interit pa kapiten.

Zikaltërit tani duhet të gjejnë një lider të ri në fushë dhe sipas “Sky Sport”, Simone Inzagi ka bërë zgjedhjen e tij, të cilën duhet t’ia miratojë edhe ekipi.

Zgjedhja ka rënë mbi Lautaro Martinez, i cili është ndër më të vjetrit në radhët e Interit aktual mes atyre që luajnë titullarë zakonisht. Ai ka fituar një balotazh që ishte krijuar me Nikolo Barela, i cili shihej nga shumëkush si një lider edhe për karakterin e tij pasi nuk ngurron kurrë të çojë zërin.

Gjithsesi, Inzagi ka zgjedhur argjentinasin, i cili kishte mbajtur në disa ndeshje shiritin edhe në edicionin e kaluar, teksa tani do të duhet që kjo të miratohet edhe nga skuadra.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se vendimi do të zyrtarizohet vetëm pasi trajneri të ketë folur me futbollistët e tjerë, pasi nuk do pakënaqësi në grup rreth kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat