I çuditi të gjithë me fanellën e klubit anglez

Futboll

I çuditi të gjithë me fanellën e klubit anglez

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 00:18
Rei Manaj

Rei Manaj është një nga futbollistët e kombëtares shqiptare që duhet të gjejë një sistemim të ri gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi kaloi një sezon të pafat në Angli, ku u dëmtua me Uotford dhe në fund palët vendosën të mbyllnin kontratën që i lidhte që në muajin shkurt pasi riaftësimi e bëri të humbte të gjithë edicionin.

Manaj ka qenë për një periudhë të gjatë kohe larg fushave stërvitore, por së fundmi i kishte çuditur të gjithë në Angli me postimin e tij pasi shfaqej me kompletin stërvitor të Uotfordit për sezonin e ri.

Shumëkush mendoi se klubi i kishte ofruar lojtarit një tjetër shans për të vazhduar karrierën në Angli.

Por në të vërtetë, klubi po ndihmonte Manajn në fazën e riaftësimit dhe e kishte lejuar që të përdorte ambientet e Uotford, përfshirë edhe veshmbathjet sportive.

Nëse zërat për qëndrimin në Angli janë fashitur, e ardhmja e futbollistit shqiptar duke gjithnjë e më shumë se po orientohet drejt kthimit në kampionatin ku bëri emër, atë spanjoll.

Mediat iberike bëjnë të ditur se emri i tij është mes opsioneve që po ndiqen nga klubi i Las Palmas, i cili është ngjitur në La Liga dhe kërkon të përforcojë radhët me futbollistë që mund të rritin shanset e saj për të mbijetuar në elitë.

Klubi po shqyrton disa mundësi për ndërhyrje në merkato, ndërsa një prej tyre është edhe Manaj, i cili ka avantazhin se mund të afrohet si futbollist i lirë. Ai ka luajtur në Spanjë më përpara me fanellën e Albacete, Granada dhe të Barcelona B në ndeshje zyrtare, por asnjëherë në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat