Tifozët 'Ujqit' reagojnë ndaj veteranëve të FC Ferizajt: Nuk paskan gjetur arsye të fortë të ftojnë 'Ujqit'! 

Futboll

Tifozët 'Ujqit' reagojnë ndaj veteranëve të FC Ferizajt: Nuk paskan gjetur arsye të fortë të ftojnë 'Ujqit'! 

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 00:00
Tifozët "Ujqit"

 Kush po e organizon 100 vjetorin e themelimit të klubit?

Tifozët “Ujqit” sot kanë reaguar përmes një postimit në facebook, në lidhje me organizimin e 100 vjetorit të klubit nga ana e veteranëve të futbollit të Ferizajt.

Përse reagojnë “Ujqit? 

“Sot jemi informuar se Veteranët e FC Ferizaj paskan organizuar turne mbarëkombëtar dhe nuk paskan gjetur arsye të fortë të ftojnë Ujqit! 

Për më keq, qenkan ndarë edhe mirënjohje, por jo për neve që i kënduam me vite performancave të tyre në fanellën e klubit tonë të zemrës.

Shfrytëzojmë rastin të shprehim zhgënjimin e thellë për ata të cilët nuk mund të arsyetohen sepse Ujqit kanë qenë çdo herë përkrahja e tyre e parezervë.

Veteranët e kanë vendin e tyre, por jo në këtë mënyrë.

Të shkëputur e duke vepruar ndaras nga Bordi Drejtues i FC Ferizaj, presidenti, dhe tifozëria Ujqit. 

Në një realitet racional, sonte do duhej të ishte kryesia e klubit tonë dhe përfaqësuesit e Ujqve. Ata do duhej ta nderonin vetën fillimisht e pastaj neve. 

Ujqit  mbeten të fokusuar që respektin ta kthejnë me respekt! 

Një jetë, një Ferizaj”, reagojnë “Ujqit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat