Një tjetër afrim i bujshëm i Interit

Futboll

Një tjetër afrim i bujshëm i Interit

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 14:58
Interi

Interi e afroi për ta bërë një futbollist titullar nën urdhrat e Simone Inzagit. Por Robin Gosens nuk ka qenë në nivelin e pritshëm te zikaltrit milanezë duke iu afruar rrallëherë formës që kishte treguar te Atalanta.

Ndaj gjatë kësaj vere po mendohet largimi i tij, me objektiv Anglinë apo Gjermaninë. Bornmuthi është gati të firmosë me futbollistin por ai preferon që të kthehet në vendlindje, ku e ndjekin me interes Union Berlin dhe Volfsburg.

Raportohet se Volfsburgu është vetë dëshira e futbollistit dhe ka një akord mes palëve, por jo mes klubeve.

Gjermanët ofrojnë 14 milionë euro, por kontrata do të jetë huazim me të drejtë blerje. Interi ndërkohë kërkon shitjen përfundimtare, teksa synon 18 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Palët do të vazhdojnë të negociojnë në ditët e ardhshme, teksa zikaltrit kanë piketuar zëvendësuesin e mundshëm, pasi kanë nisur bisedimet me Monzën për Karlos Augusto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat