Egnatia përgatit një tjetër shitje të bujshme

Futboll

Egnatia përgatit një tjetër shitje të bujshme

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 14:48
Pamje nga një ndeshje

Redi Kasa pritet të jetë shitja e radhës e klubit të Egnatias.

“Panorama Sport” mëson se për 21-vjeçarin e lindur në Itali, ofertat kanë qenë të shumta në këtë periudhë, por drejtuesit kanë vendosur të transferojnë sulmuesin vetëm pas përfundimit të angazhimit të klubit në Ligën e Konferencës.

Ai është nën kontratë me rrogozhinasit edhe për dy sezone dhe gjatë kësaj kohe bisedimet mes të interesuarve për shërbimet e Kasës dhe drejtuesit të Egnatias kanë qenë në fazë të avancuar. Burime të gazetës tregojnë se së fundmi ka mbërritur një ofertë zyrtare prej 400 mijë eurosh nga një klub i Superligës turke.

Mundësitë më të mëdha janë që Kasa të vijojë karrierën në Turqi, ndërsa Egnatia është e vendosur që të ruajë një përqindje të pronësisë së kartonit të lojtarit.

Kasa iu bashkua rrogozhinasve në janar të këtij viti, ndërsa kishte luajtur në Bullgari me Septemvri Sofian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat