Trezeguet kundër Francës për Messin

Futboll

Trezeguet kundër Francës për Messin

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:54
Trezeguet e Messi

Pavarësisht pritshmërive të larta, Lionel Messi u largua nga Franca pa shumë bujë teksa nuk mundi kurrë të fitonte zemrat e tifozëve të Paris Saint-Germain, të cilët jo vetëm që nuk e mbështetën në këtë aventurë dyvjeçare, por edhe e shënjestruan si një nga lojtarët fajtorë për rezultatet e dobëta në Champions League.

Në këtë formë, argjentinasi zgjodhi që këtë verë të “paketonte” valixhet dhe të nisej drejt Amerikës aty ku e pret një aventurë e re me skuadrën e Inter Miami.

Por, një nga ata që i del në krah “pleshtit” është një legjendë si David Trezeguet. Ish-sulmuesi i Juventus shprehet se francezët nuk mundën ta kuptonin një karakter si Messi.

“Franca nuk mundi ta kuptonte kurrë personazhin që është Messi.

Ai e bëri edhe më të njohur Ligue 1, pasi dihet raporti i kampionatit francez me atë anglez, spanjoll, italian apo edhe gjerman.

Franca nuk i ka vlerësuar kurrë talentet dhe mendoj se tashmë francezët janë penduar që ai ka ikur. Messi është një personazh që të garanton kualitet në futboll, në imazh dhe në prestigj.

Unë them që Franca rrallë ka parë një futbollist si Lionel Messi.

Nuk i kuptoj të gjithë ato kritika për Messin, sidomos nga ish-kolegë të mi që tashmë punojnë në televizione.

Ata kritikojnë Messin dhe harrojnë të bëjnë kritika për futbollin francez”, u shpreh Trezeguet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat