Yann Sommer pranon kalimin te zikaltërit

Futboll

Yann Sommer pranon kalimin te zikaltërit

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:52
Yann Sommer

Inter është pothuajse pa portier, pasi Handanovic dhe Cordaz janë larguar, ndërsa sot pritet transferimi i Onana te Manchester United, pra është çështje orësh që portieri kamerunas të largohet nga klubi italian.

Megjithatë, sipas raportimeve nga gazetari Fabrizio Romano, portieri zvicerian i Bayern Munich, Yann Sommer, ka pranuar transferimin tek Inter.

Gjithçka është arritur mes palëve, pasi Inter i ka paraqitur kontratën portierit profesionist dhe ai i ka pranuar të gjitha detajet.

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse Inter të dorëzojë edhe ofertën për Bayern Munich. Zikaltërit gjithashtu duan edhe shërbimet e Trubin, portierit të Shakhtar Donestk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat