Publikohen pamjet e para të Messit në Inter Miami

Futboll

Publikohen pamjet e para të Messit në Inter Miami

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 18:58
Messi

Lionel Messi ka mbërritur në ambientet e klubit të Inter Miamit, teksa po pritet që edhe zyrtarizimi i tij të bëhet së shpejti.

“TyC Sports” ka publikuar pamjet e para të yllit argjentinas në klubin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit mbërriti pak pas orës 7:20 të mëngjesit në ambientet e klubit dhe ishte i pari që mbërriti.

Këtë të premte “pleshti” do të ketë seancën e tretë stërvitore që nga ardhja e tij në Miami, e dyta së bashku me shokët e skuadrës dhe të shtunën do ta bëjë sërish vetëm sepse skuadra do të jetë në Misuri për t’u përballur me St. Louis City.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” përshëndeti gazetarët e pranishëm teksa mbërriti në terrenin e klubit. Ai ka firmosur autografe dhe ka bërë fotografi me fansat.

36-vjeçari do të prezantohet te Inter Miami më 16 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat