Rashica: Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn

Futboll

Rashica: Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 18:05
Rashica

Ndonëse ende nuk është vendosur e ardhmja e tij, megjithatë, Milot Rashica e ka bërë të qartë se në Turqi do të luante vetëm për Galatasarayn.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, sezonin e fundit luajti tek Galata në formë huazimi nga Norwich City.

Rashica preferon të luajë për Galatasarayn, edhe pse ende nuk ka marrëveshjes me Galates dhe Norwich Cityt.

Rivali i përjetshëm i Galatasarayt, Fenerbahçe e kërkon Rashicën, megjithatë, kosovari sipas medies turke, “Ajans 1905”, e ka refuzuar ofertën e Fenerbahçes.

“Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn”, ka thënë Rashica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat