Mbrojtësi spanjoll nis “aventurën” e re!

Futboll

Mbrojtësi spanjoll nis “aventurën” e re!

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 14:26
Jesus Vallejo

Mbrojtësi spanjoll nis “aventurën” e re!

Prej kohësh është pjesë e “galaktikëve” të Real Madrid, por kurrë nuk ia doli të siguronte vendin e titullarit.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Jesus Vallejo, i cili këtë merkato vere duket se do të nisë një “aventurë” të re.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, Vallejo do të huazohet për një sezon te ekipi i sapo ringjitur në La Liga, Granada, ekip ky ku luan dhe “bomberi” i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.

Te Granada, Vallejo, tashmë 26-vjeçar, shihet si një lojtar titullar bazë, me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit spanjoll, që këtë sezon do të tentojë mbijetesën, mirëpo nuk i dihet kurrë nëse vjen ose jo, një “surprizë” nga Myrto Uzuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat