Rashica refuzon ofertën e klubit të madh

Futboll

Rashica refuzon ofertën e klubit të madh

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 13:01
Milot Rashica

Milot Rashica raportohet se e ka refuzuar gjigantin turk, Fenerbahce.

Sipas medias turke, Ajans 1905 ylli nga Kosova ka refuzuar ofertën e Fenerbahces.

“Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn”, raportohet të ketë qenë përgjigja e anësorit kosovar.

Kujtojmë se edicionin e kaluar, Rashica ishte pjesë e Galatasarayt, duke e fituar titullin e kampionit.

Ai ishte si i huazuar nga Norwich, ndërsa nuk dihet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat