Henderson dhe Fabinho afër largimit nga Liverpooli

Futboll

Henderson dhe Fabinho afër largimit nga Liverpooli

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 12:06
Jordan Henderson dhe Fabinho

Zhvillime interesante këtë merkato verore, ku te Liverpooli pas largimit të Naby Keitas, Alex Oxlade-Chamberlain e James Milner, priten edhe dy largime të tjera pikërisht nga mesfusha.

Bëhet fjalë për kapitenin e klubit, Jordan Henderson dhe mesfushorin brazilian, Fabinho, ku që të dy kanë oferta nga Arabia Saudite.

Sipas gazetarit Neil Jones, Al Ittihad është gati të bëj një ofertë në regjionin e 50 milionë eurove për Fabinhon. Më tej, Jones thekson se Liverpooli do ta ketë të vështirë ta refuzojë këtë ofertë, veçanërisht pasi që edhe vetë Fabinho po e dëshiron largimin nga klubi.

Në anën tjetër, kapiteni i Liverpoolit, Henderson e ka bërë të qartë se ai dëshiron që të largohet nga Liverpooli dhe t’i bashkohet Al-Ettifaq, ku atje e pret ish-shoku i skuadrës dhe legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat