Prezantohet mbrojtësi i Barcelonës

Futboll

Prezantohet mbrojtësi i Barcelonës

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 20:37
Laporta e Martinez

Inigo Martinez është prezantuar sot te Barcelona.

Kampionët e Spanjës siguruan shërbimet e qendërmbrojtësit bask, i cili zbarkon në “Camp Nou” si lojtar i lirë nga Athletic Bilbao.

32-vjeçari, i cili numëron 20 ndeshje me kombëtaren e Spanjës, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin katalanas.

Të transferohesh te Barça në moshën 32-vjeçare është një kënaqësi e madhe.

“Është krenari dhe kënaqësi të bashkohem me këtë familje të madhe, me ekipin më të mirë në botë.

Presidenti Laporta shprehu besim maksimal tek unë që në minutat e para.

Shpresoj t’ja kthej në fushë.

Vij te Barcelona me shumë dëshirë dhe entuziazëm të madh.

Jam i etur të zbres në fushë dhe të përjetoj këtë përvojë të mrekullueshme. Do të jetë një vit fantastik. Rroftë Barcelona”, deklaroi lojtari i ri i skuadrës së Xavit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat