Sulmuesi dëshiron vetëm italianët

Futboll

Sulmuesi dëshiron vetëm italianët

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 14:59
Tifozët

Në merkaton e verës së kaluar, Gianluca Scamacca kaloi me shumë bujë nga Sassuolo në Premier League te West Ham.

Por, sulmuesi në aventurën e tij në Premier League nuk mundi të shkëlqente, kjo edhe sepse ishte i pafat në lidhje me dëmtimet që nuk e lejuan të kishte vazhdimësinë e dëshiruar.

Kështu, pas vetëm një sezoni në Angli, 24-vjeçari dëshiron të rikthehet në Serie A për të rigjetur versionin e tij më të mirë ndërsa shprehet se dëshiron vetëm Romën. Scamacca në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, theksoi se Roma është shtëpia e tij dhe dëshiron të luajë me fanellën verdhekuqe ashtu si idhulli i tij, Francesco Totti.

“Roma është shtëpia ime dhe Totti është idhulli i fëmijërisë. Pastaj më thoni nëse ka një lojtar që nuk dëshiron të trajnohet nga një si Jose Mourinho.

Jam i bindur se Mou do të më ndihmonte që të gjeja edhe njëherë motivimin e duhur dhe për të përmirësuar më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat